Variantet e reja të virusit SARS-CoV-2, më shumë se pesë vjet pas shpalljes së pandemisë COVID-19, po shfaqen rregullisht në Australi.

Varianti më i fundit LP.8.1 është duke u përhapur, duke përbërë afërsisht një në pesë raste me COVID-19 në New South Wales, sipas SBS News.

Ai është bërë varianti i tretë më dominues në shtetin e New South Wales, përcjell A2. I zbuluar për herë të parë në korrik 2024, LP.8.1 është një pasardhës i Omikronit, konkretisht i KP.1.1.3, që është pasardhës i JN.1, një nën-variant që shkaktoi valë të mëdha infeksionesh me COVID në mbarë botën në fund të vitit 2023 dhe fillim të vitit 2024.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur LP.8.1 si një variant nën monitorim në janar, për shkak të rritjes së tij të ndjeshme në mbarë botën.

Agjencia globale e shëndetësisë ka vlerësuar që rreziku shtesë për shëndetin publik që paraqet LP.8.1 në nivel global është i ulët. Simptomat e LP.8.1 nuk duket të jenë më të rënda se ato të varianteve të tjera që qarkullojnë, duke sugjeruar se varianti nuk ka shumë mundësi të ndikojë në drejtimin e pandemisë.
“Viral Videos” është një rubrikë dinamike e ekipit digjital në A2CNN. Në këtë dritare virtuale vijnë shkurt të gjitha informacionet kryesore të momentit.

Web: https://www.a2cnn.com
App: https://www.a2cnn.com/app
Facebook: / a2cnn
Instagram: / a2cnn
Twitter: / a2_news

#ViralVideos #A2CNN #LajmeteFundit #Shqipëri